Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhinë, pranë fshatit Gramsh mesditën e kësaj të enjteje. Drejtuesi i automjetit tip “Peugeot” me targa AA 273 X J, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën e trafik ndarëses duke shkaktuar kthimin përmbys të makinës . Ngjarja e cila ka ndodhur rreth orës 13. 30, është shkaktuar nga 32-vjeçari Kejsi Çela nga Patosi, i cili fatmirësisht ka marrë lëndime të lehta.