Një aksident ka ndodhur këtë pasdite më parë në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Belorta. Sipas informacioneve një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale, por pasagjerja është dërguar në spitalin e Korçës për kontroll.