Një 14 vjeçare humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Korçë - Bilisht në afërsi të fshatit Zëmblak. E mitura sipas të dhënave ka qenë këmbësore kur është përplasur nga automjeti i cili po lëvizte nga Korça në drejtim të Bilishtit dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.