Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhinë. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Dushk ku një furgon mallrash i cili udhëtonte në drejtim të Lushnjës ka përplasur me pasqyrën e mjetit një kalimtare, e cila ishte në rrugë pranë trafik ndarëses.