Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor të rrugës ruale Çerenec-Strikçam ku një makinë tip Mitsubish ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Ura e Strikçanit duke përfunduar më lumë. Korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj bën me dije se për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri. Makina është pikasur nga kalimtarët të cilët kanë lajmëruar policinë. Dy të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Bulqizës duke ju dhënë ndihma e parë.