Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë–Laç, pranë kryqëzimit të Markatomajt. Gazetarja Brixhilda Deda raporton se në ngjarje janë përfshirë dy automjete dhe një motor. Drejtuesi i motorit mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital.