Një aksident i rëndë mes tre makinash ka ndodhur në Gjadër të Lezhës në afërsi të një karburanti. Si pasojë e përplasjes së trefishtë kanë mbetur të plagosur dy nga drejtuesit, Hajri Kalaj dhe Shkëlqim Elezi, të cilët u nisën për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.