Dy automjete janë përplasur pasditen e sotme në Durrës. Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi bën me dije se nga përplasja e fortë ballore mes dy mjeteve tip Volkswagen Golf, njëri prej tyre ka përfunduar në kanal. Aksidenti ka ndodhur në rrugën e kampusit universitar në Spitallë. Fatmirësisht bëhet me dije se nga përplasja nuk ka pasoja për jetën, po të lënduarit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.