Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 01:00 në fshatin Dukat Fushë, ku janë përfshirë dy automjete, një “Audi” dhe një mjet tip “Fiat”. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 4 persona, prej të cilëve 2 ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.