Aksident i rëndë në aksin Maliq-Lozhan. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet ka goditur një këmbësor që po kalonte rrugën i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Viktima është identifikuar si Bashkim Hida. Njoftimi i policisë: Rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç. Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.