Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të enjte rreth orës 14:05 në aksin kombëtar Peqin – Elbasan, në dalje të qytetit të Peqinit. Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin me forcë duke u shkatërruar pothuajse plotësisht.