Top Channel/ Akropoli shtrenjton biletën, të ndarë më dysh turistët për çmimin!
06/04/2025 14:34

Prej një prillit të gjithë turistët e huaj, por edhe ata vendas që u ndodhën para biletarisës së Akropolit në Athinë konstatuan një tabelë me shkrim dore që i njoftonte ata për rritjen e biletës së hyrjes nga 20 në 30 euro.Në fakt vendimi për rrijen e çmimeve të biletave të vendeve arkeologjike Ministria greke e Kulturës e kishte marrë prej dhjetorit të vitit 2023 kur vendosi një politikë të re bazuar ndër të tjera në rritjen e numrit të vizitorëve të monumenteve arkeologjike dhe muzeve vitet e fundit, si dhe diferencën e madhe të çmimeve të vjetra në krahasim me mesataren evropiane.Në mënyrë të përmbledhur, tarifa e re i klasifikon zonat arkeologjike dhe muzetë e vendit në pesë kategori (kryesisht sipas numrit të tyre të vizitorëve), ku e para i referohet vetëm simbolit më karakteristik botëror dhe demokracisë dhe lirisë në Athinë, Akropolit , më pas vendet arkeologjike dhe muzetë e kategorisë B me frekuentim vjetor deri në 200,000 vizitorë kanë biletë me cmim 20 euro, ato të kategorisë C 15 euro e kështu me rradhë.Opinionet e turistëve të huaj janë të ndryshme sa i përket çmimit të ri që shumë prej tyre duke e krahasur me Vatikanin apo San Markon e Venecias e gjejnë pak të lartë, por nga ana tjetër kuptojnë faktin se kur një vend arkeologjik ka mijëra vizitorë çdo ditë kërkon edhe mirëmbajtje. Gjithashtu e kosniderojnë të domosdoshëm vizitën në Shkëmbin e Shenjtë duke theksuar se nuk mund të lihet pa u parë një monument i tillë.ë tjerë thonë se kudo në vendet arkeologjike të Europës ka një rritje cmimesh të biletave ,por do të prisnin në Athinë një rritje prej 10-15% dhe jo kaq të lartë për Akropolin.Megjithatë, numri i vizitorëve nuk është ulur që nga hyrja në fuqi e politikës së re të çmimeve”, deklaron presidentja e Organizatës për Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Kulturore, në Athinë.Opinione të ndryshme kanë edhe turistët vendas , disa prej të cilëve thonë se çmimet janë thuajse të ngjashme me disa muzeume europiane , ndërsa të tjerë kërkojnë që për grekët çmimi të ishte jo vetëm i ulët , por edhe të mund të hynin falas. Ndërkohë bileta 20 euro ka shkuar edhe për vendet e tjera të shquara arkeologjike të Greqisë si Tempulli i Zeusit Olimpik , Muzeu Arkeologjik i Delfit apo edhe ai i Olimpias së Lashtë.

Top Channel/ “Makinat do jenë më lirë”: Ndryshimet klimatike, Trump shfuqizon vendimin e Obamës!
13/02 12:26
Top Channel/ Europa e pushtuar nga frika, sondazhi: Shumica mendojnë se janë nën kërcënim!
13/02 12:24
Top News – Djathë i mykur dhe pa etiketë. AKU bllokon 2.4 tonë bulmet, sallam dhe fruta të thata
13/02 12:11
Top Channel/ Bezos sfidon Musk me mbështetjen e Europës, raketa Ariane 64 ngrihet në hapësirë!
13/02 12:06
Top News – Fortifikon kompleksin bërthamor…Irani nuk ndalet, e tregojnë imazhet satelitore
13/02 12:05
Top News – Gazrat serë nuk rrezikojnë shëndetin…Trump shfuqizon vendimin historik: Mashtrim i madh
13/02 11:53
Top News – Aeroplanmbajtësja e dytë drejt Iranit / Mediat amerikane: Po fryn erë lufte në rajon
13/02 11:52
Top News – Mbledh kongresin e 9 të partisë / Kim Jong Un reklamon pushtetin dhe arritjet ushtarake
13/02 11:41
Top News- FBI i dinte krimet e Epstein. Shërbëtori i pedofilit i tregoi ‘librin e viktimave’ në 2009
13/02 11:37
Top Channel/ Trump nis kryqëzorin e dytë drejt Iranit, më i madhi në botë: “Kanë kohë deri në mars”!
13/02 11:30
Top Channel/ Muaji i shenjtë i Ramazanit, nisin përgatitjet në Gaza: Pak gëzim mes shkatërrimit!
13/02 11:29
Top Channel/ “Vajzat në Tiranë”, bastiset Jagland. Policia kontroll ish-sekretarit të KIE
12/02 23:15
Top News- Qyteti 21 ditë errësirë, del dielli më në fund…banorët dalin nga terri
12/02 22:55
Top News- Jo më shumë se 10 mln banorë / Zvicra me plan për të kufizuar popullsinë e saj
12/02 20:00
Top Channel/ Gjermania, me sytë nga ombrella bërthamore e NATO-s: “Nuk e varros para kohe”!
12/02 15:25
Top Channel/ Kosovë, SHBA “mesazh” Kurtit: Presim bashkëpunim nga qeveria e re!
12/02 15:24
Top News – Përplasen dy luftanije amerikane / ‘Aksident’ pranë Amerikës së Jugut, dy të lënduar
12/02 15:15
Top News – Suedia dërgon Gripen-at në Grenlandë / Nis misioni ‘Roja e Arktikut’, NATO forcon praninë
12/02 15:01
Top Channel/ “Ka persona që kanë gënjyer nën betim”, mbrojtja në Hagë shënjestron dëshmitarët!
12/02 14:30
Top News – Skandali në e-mailet e pedofilit. Diplomatja arabe i ofroi Epstein motrën 13-vjeçare
12/02 13:54
DIGITALB DIGITALB