Bordi i Transparencës do të rikthehet me vendim të Këshillit të Ministrave javën e ardhshme. Shtrenjtimi i çmimit të naftës me përafërsi 45 lek më shumë se para tensioneve në Lindjen e Mesme, duke arritur vlerat e shitjes deri në 219 lek për litër, ka sjell nevojën për mbikqyrjen e karburanteve nga qeveria shqiptare.