Prej ditës së hënë ka filluar procesi i montimi të fushës me tapetin e barit hibrit në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Ky proces do t’i japë fund një herë e mirë problematikës kryesore që kishte ky impiant, atë të fushës, me këtë investim suplementar prej rreth 1 milion eurosh. Punimet kanë patur një ritëm të ngadalësuar për shkak të një vonese burokratike në dogana dhe si rrjedhojë dorëzimi i fushës nga kompania turke që ka marrë përsipër instalimin e saj do të ketë edhe një afat më të shtyrë nga sa ishte parashikuar.