Sot, në ditën e fundit e muajit të Ramazanit, ndërkohë që skuadrat e Superiores po përgatiten për sprintin final, kur kanë mbetur edhe 4 javë. Asnjëra as ka arritur dhe as ka asgjë të sigurt sa i përket objektivave. Ky muaj i shenjtë ka sjellë një qetësi që pasqyrohet edhe me rezultate pozitive veçanërisht te skuadrat e kryeqytetit, lojtarët e së cilave janë përballur me sfidën e agjërimit veç asaj sportive. “Është një muaj shumë i shenjtë dhe ne besimtarët musliman mezi e presim. Me ndihmën e Zotit do ia dalim”, tha Ron Broja.