Banorët e qytetit më të madh të Afrikës së Jugut, Johanesburgut, u zgjuan sot me një pamje që nuk shihej atje prej më shumë se 12 vjetësh: qyteti ishte mbuluar nga bora, ndërsa temperaturat ranën nën zero, duke i lënë ata sa të gëzuar nga përjetimi i një gjëje kaq të rrallë për ta, aq dhe të shqetësuar nga ideja sesa mund të zgjasë ky i ftohtë.