Ka përfunduar sot afati për dorëzimin e kandidaturave për garën e Primareve në Partinë Demokratike. Komisioni i Zgjedhjeve në PD është mbledhur për të shqyrtuar kandidaturat sa i takon aspektit formal të dokumentacionit. Brenda kësaj jave pritet që të mblidhet Kryesia për të miratuar listën e kandidaturave për primare.