Një i ri 17-vjeçar humbi tragjikisht jetën në një përplasje fatale pak pas mesnate në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë. Në aksident u përfshi një mjet tip “Porsche”, që drejtohej nga Haiti Bajramaj, 32 vjeç dhe në gjendje të dehur dhe një motomjet tip “Trinity”, me targë CA305 me drejtues një të mitur, 17 vjeç që nuk mundi t’i shpëtojë dot përplasjes.