Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë 'arrest me burg' për Albi Ceno, 28 vjeç dhe Oltjon Tahiri, 31 vjeç , të arrestuar pas dyshimeve se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 26-vjeçare, të cilën paraprakisht e kanë nxitur të përdorë lëndë narkotike. Seanca për masën e sigurisë u mbajt me dyer të mbyllura, por në nisje të saj dy të akuzuarit janë përpjekur t’i fshihen kamerave duke mbajtur kokën ulur.