Një depozitë uji e ndërtuar në tokë shtetërore e cila ishte marrë me qera, është shembur nga ana e IKMT, në fshatin Risili. Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja erdhi pas një denoncimi për ndërtimin në fjalë. Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, raporton se në orët e pasdites, inspektorët e IKMT-së janë paraqitur në terren për të vijuar me procedurat e prishjes së objektit. Objekti i prishur ishte ndërtuar nga banorët e fshatit Risili si depo uji, por rezultonte i kundraligjshëm dhe pa leje ndërtimi. Për këtë arsye, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nga Tirana, i cili mbërriti sot në zonë, ndërhyri për prishjen e këtij ndërtimi të paligjshëm.