Një grua e re u gjet pa jetë të mërkurën në hyrje të qytetit të Durrësit, tek Ura e Dajlanit. Pas ekzaminimit mjeko-ligjor, policia njoftoi se vdekja i ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të shumta që ka marrë në trup nga një mjet prerës. E reja është identifikuar si Luljeta Preza 32 vjeç nga Sukthi, pjesë e komunitetit rom.