Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për katër ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me tenderat kur kanë qenë në punonjës në “Ujësjellës Kanalizime”. Sipas SPAK, hetimet janë mbyllur dhe dosja i ka kaluar për gjykim GJKKO për: Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, i Kodit Penal.