Top Channel/ Abuzimet në AZHBR, ekspertët: Rastet përsëriten se nuk ka dënime
26/11/2025 19:43

BE i ndërpreu fondet për bujqësinë për shkak të korrupsionit, pasi paratë e programit IPARD jo gjithmonë shkuan te njerëzit e tokës. Kjo skemë u përsërit sërish këtë vit, por kësaj here me paratë e buxhetit të shtetit. Nëpërmjet Skemës Kombëtare të Investimeve, drejtoresha e AZHBR-së, Ardita Kuçi, së bashku me inspektoren Ana Ago dhe babain e saj, Ylli Ago, investimin prej 280 mln për ngritjen e një stalle lopësh, e bënë duke u favorizuar lidhjet familjare mes njëri-tjetrit. Sipas ekspertëve të bujqësisë, ngjarje të tilla do të përsëriten për sa kohë nuk ka asnjë të dënuar. “Ky institucion nuk ka reflektuar nga gabimet e të shkuarës me fondet, siç janë ato të IPARD. Ky është mesazhi më i keq që mund t’u jepet fermerëve shqiptarë dhe sektorit të bujqësisë në tërësi, i cili si asnjë sektor tjetër e vuan mungesën e fondeve”, shprehet eksperti i bujqësisë, Ndoc Fasllia. Ndërsa gjithnjë e më shumë promovohet ndihma që u jepet fermerëve përmes granteve, e vërteta qëndron ndryshe, pasi mbështetja financiare është orientuar drejt individëve që kanë njohje personale me titullarët e AZHBR. Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshsiqi thotë: “Fondet e AZHBR-së janë një element shumë pozitiv për të motivuar fermerët, për të investuar dhe për të qëndruar në vendin tonë. Çështje të tipit si mitmarrja, nepotizmi bëjnë që shumë fermerë të mos marrin pjesë nga mbështetja që jep qeveria.” Lajmi i TCH vendosi në lëvizje edhe vetë Ministrinë e Bujqësisë, duke ngritur një grup pune për të hetuar abuzimet që janë bërë në drejtorinë e besuar deri më sot Ardita Kuçit. “Unë mendoj se ka ardhur koha që në strukturat e auditimit dhe në agjencitë e rëndësishme që menaxhojnë fonde të bëhet një reformë strukturore, pasi këto njësi auditimi duhet të dalin në institucione qendrore, mos të jenë në varësi të titulluesit”, shton Fasllia. Ndërkohë që AZHBR nxitoi për të shpërndarë fondet e skemës së investimeve, nga ana tjetër po ky institucion nuk ka likuiduar fermerët që janë shpallur fitues në skemën kombëtare. Edhe pse kjo çështje u diskutua në KE nga deputeti Erion Braçe, përsëri fermerët janë në pritje të parave të premtuara.

Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23
Top Channel/ Rënia e euros godet fasonët, vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale
18/02 19:54
Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16
Top Channel/ Inflacioni u rrit në 2.3%, shkak rritja çmimit të qirave dhe e ushqimeve
12/02 15:32
Top Channel/ Shqiptarët me lekë nëpër xhepa! 4.83 miliardë euro cash në 2025
08/02 19:46
Top Channel/ Rritet kredia për shtëpi/ Arrin në 64.4 miliardë lekë, dominon në monedhën vendëse
06/02 19:52
Top Channel/ Pagat indeksohen me 2.5%, Qeveria rrit pagat për 140 mijë punonjës të administratës
06/02 15:05
Top Channel/ 1.5 miliardë euro kursime në 2025, kryesojnë Tirana, Durrësi, Fieri dhe Korça
05/02 15:22
Top Channel/ Rregulla të reja për tarifat bankare, klientët do informohen për çdo komision bankar
05/02 12:20
DIGITALB DIGITALB