Nënkryetari i lëvizjes Ura, Miloš Konatar tha për mediat malazeze se personalisht beson që kryeministër i vendit duhet caktuar Dritan Abazović. Bisedimet për këtë skenar, sipas tij, nisin sot. Ai tha se do të diskutojë për këtë me përfaqësues të mazhorancës aktuale, por edhe me subjekte të tjera në parlament.