Top Channel/ A po përpiqet Rusia të manipulojë zgjedhjet në SHBA?! Analiza e DW zbulon se…
11/09/2024 21:17

Që nga java e kaluar, autoritetet amerikane janë fokusuar në hetimin e një kompanie në shtetin amerikan të Tenesit. Thuhet se kjo kompani ka marrë dhjetë milionë dollarë nga televizioni shtetëror Russia Today për të “krijuar dhe shpërndarë përmbajtje me lajme të fshehura të qeverisë ruse për audiencën amerikane”. Konkretisht, paratë thuhet se janë përdorur për të prodhuar video që promovonin kryesisht narrativa të krahut të djathtë mbi tema të tilla si emigracioni, problemet gjinore dhe ekonomia përpara zgjedhjeve në SHBA në nëntor 2024. Këto video më pas u shpërndanë në mediat sociale nga disa influencues të krahut të djathtë që punonin për kompaninë në Tenesi – gjoja pa e ditur që videot ishin bërë me përfshirjen ruse. Videot në fakt thuhet se janë montuar dhe prodhuar nga dy punonjës të Russia Today. Pikëpamjet e shprehura në video ishin “shpesh në përputhje me interesin e qeverisë ruse për rritjen e përçarjeve brenda Shteteve të Bashkuara”, thuhet në aktakuzë. Qëllimi është “që të SHBA të dobësohet në përballjen me interesat ruse, për shembull në luftën në Ukrainë.” Rasti aktual ofron vetëm një pasqyrë të vogël se si me gjasa vepron Rusia për të ndikuar në zgjedhje – ndonëse vetë Moska rregullisht mohon çdo akuzë për ndërhyrje në zgjedhjet e vendeve të tjera. Midis 2020 dhe 2022, kjo thuhet se ka ndodhur në të paktën nëntë vende, ndërsa në 17 vende të tjera ka pasur “një nivel më pak të theksuar” të aktiviteteve në mediat sociale ruse, e kjo duhet të merret shumë seriozisht nga këto vende. Rusia është përpjekur të influencojë edhe zgjedhjet evropiane në qershor 2024. Mundësitë e keqpërdorimeve janë shumë të mëdha. Në zgjedhjet në një vend evropian në vitin 2020 u tha se aktivistët ishin të frikësuar. Në raporte thuhet se mediat shtetërore ruse kanë përhapur masivisht pretendime të rreme për mashtrimin e votuesve në disa zgjedhje demokratike në mbarë botën në vitet 2020 dhe 2021. Në të paktën një vend në Amerikën e Jugut, Moska gjithashtu ka përhapur dyshime masive për pavarësinë e zgjedhjeve. “Përdoren metoda të ndryshme: për shembull, sulme hakerash në të cilat publikohen dokumentet interne të politikanëve, të vërteta ose ndonjëherë edhe dokumente false, si në zgjedhjet e 2017-ës në Francë, shkruan DW. E ashtuquajtura “fushatë e dyfishtë” tregon saktësisht se si mund të duket kjo: elementi qendror janë “faqet e klonuara të mediave kryesore perëndimore”, si Spiegel, Washington Post, FoxNews dhe shumë të tjera, shpjegon Julia Smirnova. Këto faqe janë të ngjashme me faqet reale të mediave – përveç përmbajtjes. Artikujt e rremë janë postuar më pas në mediat sociale, ndonjëherë edhe në komentet e postimeve reale nga mediat e njohura. Qëllimi i ndërhyrjes ruse nuk është më vetëm përhapja dhe përforcimi i pozicioneve pro-ruse, për shembull në lidhje me luftën në Ukrainë. Ajo do të shkojë shumë më larg. Për të arritur këtë qëllim, partitë në periferi politike forcohen politikisht por edhe financiarisht. Që në vitin 2022, Washington Post raportoi për të paktën 300 milionë dollarë që janë dhënë në llogari të partive veçanërisht miqësore me Rusinë në mbarë botën, duke përfshirë edhe shtete më të vogla si Shqipëria, Mali i Zi, Madagaskari dhe Ekuadori. Sipas agjencive të inteligjencës amerikane, forcat e lidhura m eKremlinin përdorën edhe kompani të caktuara, grupe të ekspertëve dhe mjete të tjera për të ndikuar në ngjarjet politike – shpesh në dobi të grupeve ekstremiste të krahut të djathtë.

Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27