Protestuesit po marshojnë drejt Presidencës, pas qëndrimit në Ministrinë e Brendshme dhe më pas Kryeministrisë. Qytetarë, fëmijë, Shoqëria Civile dhe politikanë të opozitës protestuan fillimisht para Ministrisë së Brendshme nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti”. Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua dhe humbi jetën nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.