Aplikacioni Tiktok ka mbërthyer pas vetes me miliona përdorues nga e gjithë bota që e kanë instaluar në telefonat e tyre dha kalojnë një pjesë të konsiderueshme të kohës në të. Por të shumta kanë qenë edhe debatet e ngritura për sigurinë e të dhënave që ruhen në Tiktok apo për përmbajtjen e papërshtatshme për moshat e vogla. Debate të cilat konsistojnë në ndalimin e përdorimit të këtij aplikacioni për shkak të shqetësimit se krahas argëtimit ka qëllime në mbledhjen e të dhënave personale nga kompania kineze. Amerika është një ndër vendet që ka ndaluar përdorimin e Tiktok nga administrata.