Rritja e pagës minimale nuk do të ndikohet nga situata e vështirë që po përjeton vendi dhe gjithë bota, si pasojë e luftës në Ukrainë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama këtë të martë në një takim me gazetarët. Nisur nga pyetja e gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se sa do ndikojë situata e vështirë aktuale në pagën minimale, investimet apo taksat e biznneseve, Rama theksoi se gjithashtu do të rriten pagat e mësuesve, mjekëve apo ushtarakëve.