Që prej orës 17:00 vijon protesta e opozitës e shtrirë në disa qytete. Sekretari për Çështjet Ligjore në PD Ivi Kaso u pyet nga gazetarët nëse do të ketë përplasje mes protestuesve dhe policisë. Ai u përgjigj duke thënë se “ ne nuk kemi arsye për t’u frikësuar përplasjes me policinë, për sa kohë ne nuk provokojmë të parët”.