Top Channel/ 97 deputetë kundër Ilir Metës/ Komisioni hetimor do drejtohet nga deputeti Alket Hyseni
07/05/2021 15:08

Parlamenti me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim i dha dritën jeshile ngritjes të komisionit hetimor për presidentin Meta. Ky komision ngarkohet që brenda 3 javëve, të argumentojë përmes një raporti të gjitha pretendimet se kreu shtetit me përfshirjen në fushatë elektorale shkeli kushtetutën. PËRBËRJA E KOMISIONIT HETIMOR “META 2” Alket Hyseni Kryetar Myslym Murrizi Nënkryetar Klotilda Bushka Sekretar Vasilika Hysi Anëtar Elena Xhina Anëtar Spartak Braho Anëtar Halil Jakimi Anëtar Nikolin Staka Anëtar Arlind Carcani Anëtar Ermonela Felaj Zëvendësues Xhemal Qefalia Zëvendësues Eugen Bojaxhi Zëvendësues Këtë komision të dytë hetimor ndaj kreut të shtetit do ta drejtojë socialisti Alket Hyseni me nënkryetar Myslym Murrizin. Në përbërje të komisionit janë edhe 4 anëtarë nga PS ndërsa nga opozita 3. Kreu grupit parlamentar socialist Taulant Balla i tha kuvendit se “ kurrë institucioni i Kryetarit të Shtetit nuk është përdhunuar në mënyrë kaq banale nga askush më parë, në këto 30 vite”. “Procedura për shkarkimin e Ilir Metës është një detyrim sa moral aq edhe kushtetues i Kuvendit, për ti hequr një orë e më parë turpin nga vetja dhe nga emri i Shqipërisë dhe për t’ia lënë turpin në derë atij që e ka. Skandalet publike të Ilir Metës me thirrjet për dhunë dhe me qëndrimin turpërues ndaj SHBA, aleatit strategjik të Shqipërisë, makthet e tij se SHBA do ta vrasë me raketë në Malin me Gropa, krahasimet apo vendosja përballë e aeroplan-mbajtëseve ruse, koreano-veriore, si alternativë ndaj SHBA janë të mjaftueshme që Komandanti i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura të dalë me urgjencë, menjëherë në lirim menjëherë”, tha ai. Në këtë tentativë të dytë shkarkimi socialistët janë të vendosur që deri në mesin e muajit korrik ta nxjerrim njeriun e votuar prej tyre nga zyra e presidentit. Propozimi i pritshëm i për shkarkim, votuar nga parlamenti për presidentit, do të jetë një ndër testet më të rëndësishme në të gjithë historinë e gjykatës kushtetuese shqiptare e kthyer funksionale pas debateve të forta mes shumicës qeverisëse dhe presidentit. Sido që të jetë vendimi kushtetueses socialistët përsëri do ta kenë përballë Ilir Meten si brenda apo jashtë pallatit presidencial.

Top Channel/ Denoncimi i Ramës zbulon skandalin në Theth! Kapanonet nga njeriu i rrezikshëm i atentateve
07/07 23:11
Top News- KAS rrëzon Partinë Demokratike/ S’ka përsëritje zgjedhjesh, miratohen rezultatet e KQZ
07/07 22:12
Top News- ‘Meta si Navalny’ / PL sjell vendimin e Strasburgut për politikanin rus
07/07 17:03
Top News- ‘Bankers pagoi’ / Berisha-Kompania ka shlyer 1 miliardë euro detyrime
07/07 16:35
Top Channel/ “Krimineli as nuk ka kurajën të shfaqet”, Rama publikon pamjet nga Thethi
07/07 15:40
Top Channel/ “Punët s’bëhen në kafene”, Rama kritikon deputetët: Parazitë…
07/07 15:31
Top Channel/ Meta: Monika, si Zeqineja e SPAK! Përplasje në distancë mes ish-çiftit të politikanëve
07/07 15:15
Top Channel/ Rama nuk i ndahet Vlorës, kryeministri për porositë e lëna: Punët nuk bëhen në kafene
07/07 15:11
Top Channel/ KAS vendos për 4 qarqe! Opozita ngulmon për pavlefshmëri. Kalaja kritikon edhe PD
07/07 15:06
Top Channel/ Ndërtimet pa leje në Veri, kryeministri kritikon Elsa Gjelin: Çështja t’i përcillet KLP
07/07 15:03
Top Channel/ “Fshat turistik pa leje në Theth”, Rama: denoncon prokuroren: Zonja Gjeli, e padenjë!
07/07 14:18
Top Channel/ “O Edi”! E moshuara përplaset me truprojat e kryeministrit, Rama e dëgjon: Hajde…
07/07 14:02
Top Channel/ Beleri merr pjesë në inagurimin e konsullatës greke në Korçë
07/07 13:46
Top Channel/ “Halle ke, po ik tani mos më hajde mbrapa”, Rama ‘përplaset’ me qytetaren në Vlorë
07/07 12:56
Top Channel/ Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën detyrim paraqitje, sulmon Dumanin
07/07 12:53
Top Channel/ KAS vendos për 4 qarqe! PD ngulmon për pavlefshmëri në Tiranë, Elbasan, Durrës e Fier
07/07 12:52
Top Channel/ Rama nuk i ndahet Vlorës, inspekton porositë e lëna pak ditë më parë
07/07 12:51
Top Channel/’ “Të gjithë drejtuesit do të merren të rinj”, Rama pas dorëheqjes së drejtorëve
07/07 12:33
Top Channel/ Probleme me ujin e pijshëm në Vlorë, Rama: Keqmenaxhim vitet e fundit i ujësjellësit
07/07 12:33
Top Channel/ “Bën mirë t’i heqësh vetë”/ Rama inspekton lokalet në Vlorë: Futi brenda këto tavolina
07/07 12:22