Kequshqyerja dhe stili i jetesës kanë ndikuar në rritjen e numrit të të prekurve nga diabeti në Shqipëri. Përllogariten afro 95 mijë persona të diagnostikuar, por kjo shifër është edhe më e madhe, pasi shumë nga qytetarët e prekur nuk e dinë që janë me diabet.