Rreth 1.9 miliardë euro shpenzuan turistët e huaj në Shqipëri vitin e kaluar, gati dyfish më shumë se në vitin pandemik 2020. Me gjithë përmirësimin, veçanërisht në pjesën e dytë të vitit të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ende turizmi nuk është rikuperuar plotësisht, pasi të ardhurat nga ky sektor rezultuan rreth 170 milionë euro më të ulëta se 2019, viti më i artë për industrinë turistike me mbi 2 miliardë euro të ardhura.