Top Channel/ 80 herë më e lartë se kufizimi OBSH-së, cili është qyteti me ajrin më të ndotur në botë
02/11/2024 20:55

Ndotja e ajrit në qytetin e dytë më të madh të Pakistanit, Lahore, ka shënuar të shtunën rekord të të gjitha kohërave, pasi nivelet e ndotjes kanë qenë 80 herë më të larta sesa çka konsideron të pranueshme Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Niveli i grimave PM2.5 në ajër – të cilat shkaktojnë dëmet më të mëdha në shëndet – kanë arritur në 1.067, dhe më pas kanë rënë në rreth 300 në mëngjes. Secila shifër mbi 10 e këtyre grimave në ajër konsiderohet e pashëndetshme nga OBSH-ja. “Nuk kemi arritur kurrë nivelin 1.000”, ka thënë Jahangir Anwar, zyrtar i lartë për mbrojtje të ambientit në Lahore, në disa përgjigje për AFP. Ka ditë që Lahorja është e ngufatur nga smogu, që shkaktohet prej përzierjes së mjegullës dhe tymit të naftës së djegur, si dhe thëngjillit për ngrohje. “Indeksi i kualitetit të ajrit do të mbetet i lartë edhe në 3-4 ditët e ardhshme”, ka thënë Anwar. Të mërkurën, agjencia për mbrojtje të ambientit në Lahore ka prezantuar kufizime të reja në katër pika kryesore në qytet. Makinat e vogla tuk-tuk, që kanë motorë të fuqishëm, janë ndaluar për qarkullim, ashtu sikurse puna e restoranteve që kanë skara pa filtër. Zyrave qeveritare dhe kompanive private u është kërkuar që një pjesë të punëtorëve të mbajnë në shtëpi dhe të punojnë nga distanca, nisur nga e hëna. Puna e ndërtimtarisë është ndalur, ndërsa shitësit e ushqimeve të shpejta në rrugë duhet të mbarojnë punën në orën 20:00.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00
Top News – Ekonomia globale në rrezik. Çmimet e karburanteve pësojnë rritje të ndjeshme
30/03 10:34