“Berisha s’arriti të kontrollonte protestën e 8 janarit.” Kështu ka thënë këtë të premte në një deklaratë për mediat Presidenti i vendit, Ilir Meta. Sipas tij, ish-kryeministri nuk arriti të kontrollonte protestuesit që kishte thirrur vetë, ndërsa nga ana tjetër Lulzim Basha si kryetar i partisë e ka për detyrë vetë të vendosë legjitimitetin e tij.