70 shqiptarë kanë vdekur si pasojë e tërmetit katastrofik në Kahramanmaras të Turqisë, ndërsa tre të tjerë kanë humbur jetë në Hatay. Kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya, është shprehur për KosovaPress se deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat. Ai kritikon Ambasadën e Kosovës në Turqi se nuk po u ndihmon familjet e prekura nga tërmeti.