Muaji tetor apo muaji rozë duhet të kujtojë çdo grua të bëjë një kontroll të gjirit nëse deri më tani ka neglizhuar e nuk e ka bërë ende . 1 në tetë gra diagnostikohet me kancerin e gjirit dhe çdo vit numërohen 719 raste të reja me sëmundjen vdekjeprurëse që nëse kapet në fazat fillestare kurohet. Peripecitë dhe kalavari i një pacienteje të diagnostikuar me kancer gjiri janë të panumërta, por një eko gjiri , një mamografi shpëton jetë dhe të mban larg nga rrezet dhe kimioterapitë.