Në Lindjen e Mesme, miliona njerëz ëndërrojnë për një jetë të sigurtë dhe të qetë, pa drama e humbje jete të dhunshme. Por 12 muajt e fundit që prej sulmit të 7 tetorit, dëshmuan se ëndrrat për paqen nuk bëhen dot realitet për sa kohë ndasitë e thella politike, strategjike dhe fetare mbeten të pakapërcyera.