Një zjarr i madh ka rënë në orët e para të mëngjesit në një biznes për dhënien e automjeteve me qira në Kamëz, në pronësi të Edjon Hoxhës. Policia sqaroi se ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 në rrugën “Donald Trump” dhe si pasojë e zjarrit janë djegur 7 automjete.