Zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 5 bashki këtë të dielë do të jenë në focus të policisë së shtetit e cila ka angazhuar në këtë process 612 punonjës. Sic e përcakton ligji blutë kanë marrë në ruajtje 9 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe ditën e shtunë do të marrë në ruajtje 473 objekte që do të shërbejnë si qendra votimi.