Gjashtë vjedhje të ndodhura këtë javë në Shëngjin dhe në Lezhë janë zbardhur nga policia, duke çuar në pranga tre persona. Për vjedhjet, u kapën dhe u vunë në pranga: Mikel Pjetrushaj, 21 vjeç, Erlis Marku, 35 vjeç dhe Erjon Aliaj ( Dodaj), 36 vjeç, të tre banues në Shëngjin, me precedentë të mëparshëm, po për vjedhje.