Për këtë vit gjashtë vepra të reja do të kalojnë në procesin e përkthimit në gjuhë të tjera nëpërmjet fondit të përkthimit . Juria pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit e kryesuar nga Diana Kastrati në përbërje të së cilës ishin përkthyesi Ben Andoni dhe dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Esmeralda Kromidha, vlerësoi 6 prej tyre për t’u mbështetur këtë vit, si pjesë e Fondit të Përkthimit.