Top Channel/ 6 muaj luftë! Izraeli në udhëkryq, s’ka mposhtur Hamasin e s’ka liruar pengjet
10/04/2024 19:30

Në muajin e gjashtë, lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë gjendet në një udhëkryq. Forcat izraelite nuk kanë arritur të eliminojnë Hamasin, apo të lirojnë personat që vazhdojnë të mbahen peng. Mediat izraelite njoftuan se Izraeli do të blejë 40 mijë tenda për të evakuuar palestinezët nga qyteti Rafah, përpara ofensivës së planifikuar tokësore. Por, analistët izraelitë thonë se edhe pa këtë ofensivë, lufta gjashtë mujore me Hamasin është në udhëkryq. “Mund të jetë përshkallëzim drejt një lufte rajonale, për shkak të Iranit, për shkak të Hezbollahut dhe do të zhvendoset nga Gaza drejt veriut, nga një luftë e kufizuar në Gazë drejt një lufte rajonale, ose mund të ulen tensionet në një proces që mund të ulë luftimet dhe të zgjidhë disa nga problemet. Përballemi vërtet me ditë kritike”, thotë Amos Yadlin, ish-drejtor i zbulimit ushtarak izraelit. Hamasi në Gazë dhe Hezbollahu në Liban janë organizata të mbështetura nga Irani dhe sipas analistit, tensionet me Iranin janë rritur së tepërmi që kur sulmi izraelit vrau një gjeneral të lartë iranian në Damask muajin e kaluar. Ndërkohë, janë rritur kritikat ndërkombëtare ndaj Izraelit për krizën humanitare në përkeqësim në Gazë. OKB-ja thotë se mbi një e katërta e popullsisë së Gazës është në prag të urisë. Sipas Komisionerit të lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut, ka të dhëna që Izraeli po e përdor urinë si mjet lufte. Por vetë Izraeli e mohon dhe shton se problemi është me shpërndarjen e ndihmave dhe nuk mban përgjegjësi për këtë. Nga ana tjetër, Egjipti ka organizuar bisedime mes Izraelit dhe Hamasit për vendosjen e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve, ndërsa ekzistojnë pikëpamje të kundërta për shanset që këto bisedime të dalin me sukses. Pamjet: AFP

Top Channel/ Izraeli bombardon Libanin, po shënjestron të gjitha pozicionet e Hezbollahut
09/03 12:50
Top News – Dronë, raketa dhe stres… / ‘Nuk jemi pilotë ushtarakë’, qiej të rrezikshëm
09/03 12:43
Top News – Kartelet po aq të fuqishme sa shtetet / Të armatosura deri në dhëmbë, autostrada kokaine
09/03 12:41
Top News – Evropa armatoset deri në dhëmbë…Bëhet importuesja më e madhe e armëve në botë
09/03 12:00
Top News -‘Bindje deri në pikën e fundit të gjakut’ / Iran, djali i Ajatollahut të vrarë, lider i ri
09/03 11:59
Top News – Nafta në qiell, mbi 100 USD për fuçi / Lufta trondit botën, çmimi më i lartë nga 2022
09/03 11:58
Top News – Turqia ‘pushton’ Qipron / Dërgon F-16 dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në veri
09/03 11:58
Top Channel/ Trump: “Djali i Khameneit s`do ta ketë të gjatë”, Kina: “Mos e prekni, sepse…”!
09/03 11:56
Top Channel/ Lufta në Iran, valë e re emigracionin drejt Europës? Mblidhen ministrat e BE-së!
09/03 11:23
Top Channel/ Cmendet nafta, mbi 100 dollarë për fuçi-Trump: Cmim fare i vogël për paqen globale!
09/03 11:17
Top News – ‘Khamenei i ri nuk e ka të gjatë’. Trump i pakënaqur me liderin suprem të Iranit
09/03 10:29
Top News – 120 dollarë për fuçi. Lufta fluturon çmimin e naftës në tregjet botërore
09/03 09:39
Top Channel/“Irani, tigër prej letre”.Zgjedhja e liderit të ri suprem, Trump:Nuk e ka të gjatë as ai
08/03 22:26
Top Channel/ Dezinformimi si armë lufte, “ortek” lajmesh të manipuluara në rrjet
08/03 19:36
Top News – Emiratet e Bashkuara Arabe sulmojnë Iranin / Izraeli: Goditën një fabrikë shkripëzimi
08/03 19:30
Top News – Dronët që goditën Qipron, teknologji ruse / Kremlini paralajmëron se nuk është neutral
08/03 18:50
Top Channel/ Trump “shënjestron” Kubën: Ndryshime të mëdha së shpejti, sistemi aktual ka marrë fund
08/03 15:27
Top News -‘Do ndjekim çdo pasardhës të Khameneit’/ Trump: S’do mbetet gjallë askush për t’u dorëzuar
08/03 13:06
Top News – Tornadot ‘terrorizojnë’ SHBA-në / Stuhi të forta në vend, të paktën gjashtë viktima
08/03 12:52
Top News – Do rrëmbejnë uraniumin e Iranit / Forcat speciale amerikane në mision, operacion tokësor
08/03 12:18
DIGITALB DIGITALB