Një 57-vjeçar është gjetur i vrarë në orët e para të mëngjesit në oborrin e banesës së tij në fshatin Tale të Lezhës. Viktima, Pjetër Kaza, është zbuluar pa shenja jete rreth orës 05:00 nga bashkëshortja, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. Pjetër Kaza punonte në minierën e Spaçit dhe sipas të dhënave, ishte kthyer në banesë rreth orës 01:00 pas mesnate.