Top Channel/ 51 milionë euro për të rehabilituar urat. Kuvendi pritet të ratifikojë kredinë e re
02/09/2023 22:36

Në kuvend ka mbërritur projektligji për ratifikimin e kredisë së re që qeveria do të marrë nga BERZH. Bëhet fjalë për një shumë prej 51.6 milionë eurosh të cilat do të vihen në dispozicion të ministrisë së infrastrukturës për programin Ndërtimi i urave të qëndrueshme. Maturimi i kredisë do të jetë pas 19 vite. Qëllimi është rikonstruksioni I urave ekzistuese, urave të reja dhe veprave të artit në rrjetin rrugor kombëtar, që rrezikohen më shumë nga fatkeqësitë natyrore. Kështu projekti i ndarë në tre komponentë synon që të rehabilitojë ose rindërtojë urat që do identifikohen si prioritare në rrjetin rrugor kombëtar. Një tjetër komponent është financimi i strukturave të reja në ARRSH për të menaxhuar këto asete dhe komponenti i tretë do të jetë financimi i mbikëqyrjes së kontratave. Ndërkohë një tjetër projektligj që deputetët do kenë përpara tyre me fillimin e sesionit të ri parlamentar është ratifikimi i ndryshimeve për në kontratën e fondeve të para anëtarësimit në BE. Kështu qeveria shqiptare ka kërkuar më shumë fonde nga komisioni evropian për programin “BE për mirëqeverisjen” dhe nga tre pjesë që do disbursohej kredia, do të shtohet edhe një e katërt. Nga krahu tjetër komisioni evropian ka kërkuar zgjatjen e zbatimit të programit me një vit. Objektivi specifik i programit është përmirësimi i administratës publike, në mënyrë që të bëhet më efikase, llogaridhënëse, transparente, përfshirëse dhe efektive në nivel qendror dhe vendor. Gjithashtu këto fonde do mbështesin dhe reformën digjitale në administratë të qeverisë.

Top News– Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut/ Manja: Nuk po pengohet hetimi, hap i panevojshëm
09/03 11:54
Top News – SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Raporti i PS: Po i bëhet gjyq publik
09/03 11:51
Top News – Raporti i PS/ Manja: Hetimi nisi nga kallëzimet e Bashës dhe Bardhit, jo vetëm gjyqësore
09/03 11:50
Top News – PS rrëzon kërkesën e SPAK. Imuniteti i Ballukut, nuk jepet autorizimi për arrestim
09/03 11:42
Top News- Tjetërsuan e legalizuan pronat në Shëngjin/ Dërgohen për gjykim zyrtarët e Kadastrës e IMT
09/03 10:09
Top News – Sot vendoset për Ballukun, Rama mbledh grupin parlamentar të PS
09/03 09:58
Top Channel/ Ushtria e Libanit patrullon në zonën e Tires, pamje nga godinat e shkatërruara
09/03 09:53
Top Channel/ Ekskluzive nga Bejruti/ Ushtria izraelite kërkon evakuimin, Forcat e Hezbollahut nuk….
09/03 09:44
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, por sa e sigurt është Kosova?
08/03 22:31
Top News – ‘Askush nuk e di kush do jetë lideri’ / Ministri iranian: S’lejojmë askënd të ndërhyjë!
08/03 22:30
Top News – Një mesazh e ktheu sërish në burg. I sapoliruar, shqiptari në Angli bën gabimin e rëndë
08/03 22:30
Top Channel/“Irani, tigër prej letre”.Zgjedhja e liderit të ri suprem, Trump:Nuk e ka të gjatë as ai
08/03 22:26
Top News – Raketa iraniane drejt Tel Avivit. Teherani shënjestron sërish kryeqytetin izraelit
08/03 21:45
Top News – 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas/ Urimet nga figurat politike e krerët e shtetit
08/03 21:28
Top Channel/ 7 javë reflektim, bamirësi dhe sakrificë. Besimtarët heqin dorë nga ushqimet shtazore
08/03 20:26
Top Channel/ Liban, 400 viktima nga sulmet Izraeli
08/03 20:22
Top Channel/ 41 vite restaurim në Bibliotekën Kombëtare për trashëgiminë dokumentare
08/03 20:03
Top Channel/ Kostot ulen, çmimet shtrenjtohen, flasin ekspertët: Importet s’po shiten më lirë
08/03 20:01
Top Channel/ Familja kërkon që ish-magjistrati Astrit Kalaja të shpallet “dëshmor i atdheut ”
08/03 19:49
Top News – Pas kritikave të bujshme, Trump dhe Starmer bisedë telefonike për Lindjen e Mesme
08/03 19:45
DIGITALB DIGITALB