Pesëdhjetë milionë njerëz në mbarë botën kanë ngecur në atë që njihet si skllavëri moderne, ata ose janë të detyruar të punojnë kundër vullnetit të tyre ose të martohen. Numri i njerëzve që janë peng në punë të detyruar, duke përfshirë trafikimin seksual, u rrit në 28 milionë, me 22 milionë të tjerë që janë martuar me detyrim, thotë një raport i publikuar të hënën nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe grupi i të drejtave të njeriut Ëalk Free.