Top Channel/ 48 orë makthi në Elbasan, mbi 10 orë në trafik mijëra makina
03/01/2026 22:40

48 orë tmerri për mijëra drejtues mjetesh që u është dashur të udhëtojnë në aksin rrugor nacional Elbasan-Prrenjas. Në disa kilometra të saj rruga ka qenë tërësisht e bllokuar duke bërë që me orë të tëra mijëra njerëz të qëndronin në trafik në temperatura që këtë fillim janari kanë shënuar nën zero. Por ky nuk është trafiku i thjesht një jave festash, ky është normaliteti i çdo fundjave dhe në ritem pak më të ulët, i çdo dite. Por cilat janë shkaqet e kësaj situate? Në aksin nacional Elbasan-Qafë Thanë në ditë të zakonshme lëvizin rreth 15 mijë mjete. Në fundjavë kjo lëvizje dyfishohet, e shumë më tepër është në festa apo periudhë vere. Ky aks është e vetmja rrugë që lidh juglindjen e vendit me kryeqytetin, portin e Durrësit dhe aeroportin e rinasit. E anasjelltas e vetmja rrugë që lidh pjesën tjetër të Shqipërisë me juglindjen dhe dy pika të rëndësishme doganore si Kapshtica dhe Qafë Thana. Nisur nga ky fluks rruga e ashtuquajtur koridori VIII po zgjerohet. Punimet në rrugë krijojnë vështirësi në lëvizje. E parashikuar të ndikonte në uljen e trafikut, degëzimi Qukës QafëPllocë rezultoi i pasuksesshëm pasi, sipas drejtuesve të mjeteve kjo rrugë është e vështirë, me shumë kthesa të rrezikshme dhe ngjitje të vështira. E sikur të mos mjaftonin këto, rruga nacionale më e ngarkuar në vend kalon në mes të tre qyteteve Elbasanit, Librazhdit dhe Prrenjasit, pa llogaritur fshatrat. Edhe këto qytete kanë lëvizjet e tyre urbane e interurbane që degëzohen me aksin nacional, duke rezultuar më pas me kaos që këtë fillim vit la me orë të tëra të bllokuar mijëra njerëz.

Top Channel/ Qeveria, 114 projekte deri më 2030, miratohen 7.38 miliardë euro investime
23/03 23:01
Top News – ‘Roli i Parlamentit është zero’. Berisha sërish me tone të ashpra para Kryeministrisë
23/03 22:00
Top Channel/ Moti i keq godet luginën e Vjosës, preket sektori i bujqësisë, dëmtohen…
23/03 21:15
Top News- Breshëri zbardh luginën e Vjosës, stuhia e madhe shkakton dëme në bujqësi
23/03 20:20
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë…
23/03 19:52
Top Channel/ Çmimi i naftës, hyn në fuqi bordi për të vendosur “tavan” për karburantet
23/03 19:48
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha: Ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore
23/03 19:31
Top Channel/ Kryedemokrati në foltore: Fati i Shqipërisë është në duart tuaja, kjo rrugë nuk…
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Për ne rruga e vetme është të jemi të vendosur
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Revolta dhe protestat janë rruga e vetme për të…
23/03 19:29
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kam frik të flas kundër Ramës se mund të më…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kjo qeveri ka dështuar me të…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, deputeti i PD-së: Ne nuk kemi luksin, por ti japim…
23/03 18:47
Top News – Krimi me tre viktima në Podujevë. Ndërron jetë edhe autorja e vrasjes së dyfishtë
23/03 16:16
Top News – Hetimet në dosjen e Ballukut. GJKKO autorizon SPAK për të zbërthyer telefonat
23/03 15:25
Top Channel/ Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, shkarkimet e Vettingut vihen në dyshim
23/03 15:16
Top Channel/ 15 arrestime për molotovët, Avokati i Popullit: Mungesë protokollesh për gazin
23/03 15:15
Top Channel/ Rejsi Farma nën hetim për abuzim, faturime të dyfishta në Berat e spitale të tjera
23/03 15:11
Top News – ‘Përligjen të gjitha mjetet’. Berisha i përgjigjet Ambasadës Gjermane: Jemi paqësorë!
23/03 14:48
Top News – Çmimi ‘fluturoi’ brenda pak ditëve. Dyshimet për abuzim në tregun e plehërave kimikë
23/03 14:39
DIGITALB DIGITALB