Ish-hetuesja e Gjykatës për Ish-Jugosllavinë, Nevenka Tromp, reagoi ndaj kërkesës së Prokurorisë së Specializuar në Hagë për të dënuar me 45 vite burg secilin, Hashim Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së. Tromp e cilësoi një kërkesë të tillë si të tepruar, e cila e kapërcen barrën e barrën e provave. Sipas saj, një dënim i tillë përbën de-facto burgim të përjetshëm, duke marrë parasysh moshën e të akuzuarve.