Tre vjet nga aplikimi I hartës së re gjyqësore që solli shkrirjen e pesë gjykatave të apelit në një të vetme në Tiranë, ende vazhdon I pazgjidhur problem I ambjenteve ku gjyqtarët e sjellë nga rrethet do të duhet të qëndrojnë. Megjithëse pesë muaj më parë me vendim të qeverisë këhsillit të lartë gjyqësor I kaluan në pronësi zyrat e drejtorisë së tatimpaguesve të mëdhenj të cilat do të kthehen në salla gjyqësore për cështjet që shqyrtohen nga I gjithë vendi, cështja e radhës është ku do të qëndojnë gjyqtarët. Kjo është thirrja e fundit publike në të cilën apeli kërkon ambjente të tjera me qera. Sipërfaqja duhet të jetë 50 metra katorë , dhe aty do të vendosen 22 ndihmësa ligjorë që duhet të zbrazin zyrat e tua lënë gjyqtarëve të apelit. Distanca e këtyre zyrave kërkohet të jetë deri në dhjetë metra larg nga godina egzsituese e apelit