Një 40-vjeçar është arrestuar pasi vidhte pajisje elektronike dhe celularë në dyqane të ndryshme. Komisariati i Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Phone store”.