Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit. Një drejtues automjeti, i identifikuar si Besmir Mustaj, 40 vjeç, pasi nuk i ka ndaluar policisë, në përpjekje për tu larguar, është përplasur me një automjet të parkuar. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit është dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.